“21 janari drejt SPAK”, avokati: Edhe Strasburgu e konsideroi krim shtetëror, precedent i rrezikshëm nëse …

schedule13:22 - 12 Mars, 2024

schedule 13:22 - 12 Mars, 2024

Gjykata e Lartë po shqyrton kërkesën e familjarëve për 4 vrasjet në bulevard më 21 janar. Më konkretisht, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, ka marrë në shqyrtim kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës, të cilët kërkojnë që hetimet të kryhen nga SPAK dhe jo nga Prokuroria e Tiranës.

Gjatë seancës, ka marrë fjalën avokati Idajet Beqiri, i cili ka deklaruar se çështja është proceduriale dhe kërkojnë që SPAK të rregjistrojë kallëzimin, ku të prishen vendimet e të dyjave gjykatave dhe Gjykata e Lartë të urdhërojë rregjistrimin e procedimit penal.

Sipas avokatit, edhe Gjykata e Strasburgut e konsideroi krim shtetëror dhe një çështje të pahetuar, prandaj kallëzimi është në këtë linjë.

Idajet Beqiri: Kemi paraqitur rekurs dhe kërkojmë nga ana juaj që kjo cështje në përfundim të gjykimit të vendoset kalimi pranë SPAK sepse ka vepruar në kundërshti me ligjin dhe ka përdorur mjete komunikimi ekstra procedurale. Kemi bërë kallëzim penal me objekt për persona konkrete që kanë kryer vepër penale. Janë subjekte hetimi të SPAK dhe nuk janë subjekte të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm. Ajo që është më e rëndësishme ne i cuam SPAK një kallëzim penal dhe e bazuam në të drejtat që na njeh kodi penal në cilësinë e viktimave, ne dorezuam prova dhe emrat të personave që kanë kryer veprat penale. Ne akoma nuk e dimë se cfarë është vendimi per te shpallur mos kompetencë, një vendim apo një shkresë pasi organi i akuzës vepron me vendime, në rastin tonë nuk e dimë se si ka vepruar mbi kallezimin tonë. Iu dërgua kallëzimi jonë prokurorise së Tiranës që nuk është kompetente për subjekte që ne i kallezojmë por edhe për veprat penale që në dyshojmë se i kanë kryer janë në kompetencë të SPAK. SPAK ka bërë rolin e një të padituri në momentin që shpalli mos kompetencë. Ne kemi bërë kallëzim me emra konkrete dhe me prova që SPAK të regjistrojë procedim penal dhe jo ta heqë nga vetja me një shkresë përcjellëse. Është krim që ka ndodhur në mes të ditës në mes të mediave, është krim i dukshëm, përveç rekursit dërguam edhe vendimin e gjykatës së Strasburgut. Nga ai vendim dalin qartë elementet se kush është i përzier në këtë krim shtetëror. Sipas Strasburgut ai është krim shteteror. Madje në vendim thuhet se ish-kryeministri ka tentuar të fshehë krimin, pra Strasburgu e thotë qartë hetoni në këtë drejtim. Edhe gjykata e Strasburgut u përmend me emër dhe mbiemër, thotë kush është rrethi komandues që urdhëroi vrasjen. Hetimin duhet ta bëjë SPAK, pasi SPAK ka ngritur një precedent të rrezikshëm pasi ky organ mund të veprojë me arbitratitet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!