Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“21 janari, dëshmia jo e sinqertë e Bashës mund të godas çështjen”/ Çupi: Protesta për të bërë spektakël, publiku mungon!

schedule20:49 - 12 Nëntor, 2025

schedule 20:49 - 12 Nëntor, 2025

Analisti politik Frrok Çupi komentoi për ‘Real Story’ protestën e lajmëruar nga Berisha të hënën e 17 nëntorit. Çupi tha se në lidhje me 21 janarin, dëshmia jo e sinqertë e Lulzim Bashës mund të godasë çështjen hetimore. Më tej, Çupi tha se një parti që ka kryer krime shtetërore nuk mund të ekzistojë si parti politike.

“Mafia ka treguar disiplinë më të mirë sesa shteti në raport me 21 janarin. Bëri një operacion në Rinas dhe nuk vrau asnjë nga populli, ndërsa politika deshte të vriste një por vrau 107. Shteti nuk kontrollon as shënjestrën. PD qeverisej më parë edhe nga Basha edhe nga Berisha. E vetmja gjë që mund ta godas atë çështje hetimore do të jetë mos dëshmia e sinqertë e Lul Bashës. Kjo gjë rrëzon protestën, PDnë, SHQUPin.

Një parti që ka kryer krime shtetërore nuk mund të ekzistojë si parti politike në një vend që është kandidat në BE. Tërë analiza që bëjmë për PD post të premtes ka rrezik të na bjerë. Është datë simbolike se kryetari i qeverisë paraqitet në SPAK nën akuzën e rëndë që ka një popull i tërë për atë krim shtetëror. Protesta është një marrëdhënie mes dirigjentit dhe orkestrës për të bërë spektakël, publiku mungon tërësisht. “  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!