Në lupën e drejtësisë së re, hetohet një ngjarje e vjetër, plagë për shoqërinë shqiptare që prej vitit 2011.
Avokati Idajet Beqiri tha për ‘Real Story’ se nëse Berisha dhe grupi i tij pjesëmarrës në vrasjet e 21 janarit nuk dënohen, do të jenë të dënuar të gjithë shqiptarët.
“ Duhet të hetohen elementët e bashkëpunimit në krimin kryesor, duhet ta marrësh pse fshehe krimin për çfarë arsye. Sepse nëse e fsheh krimin, je vetë autori. Janë element të veprës penale të cilësuar. Në rast se nuk do dënohet Berisha me grupin e tij për këtë vrasje që i është bërë demokracisë në bulevard, janë të dënuar të gjithë shqiptarët dhe nuk do pranojnë që të jenë ata të dënuar.”
Më tej, analisti Martin Leka shprehet pessimist lidhur me çështjen e 21 janarit dhe thotë se nëse Berisha nuk dënohet për krimin e kryer, do të ketë dënim nga trupi gjykues me kryetar ‘zotin’.
“Jam dyshues për drejtësinë për 21 janarin por kam shpresë për ndryshimin e qëndrimit të Berishës që tregon një farë frike se çfarë e pret për këtë çështje. Spaku është para një prove të madhe, ose do vendos para drejtësisë dhe do dënoj Berishën ose Berisha do dënohet nga një trup gjykues me kryetar zotin.” / abcnews.al/

