“21 Janari”, Bejko: Të gjithë janë nga pak fajtorë, nuk mund të vritesh sepse proteston

schedule13:45 - 23 Korrik, 2024

schedule 13:45 - 23 Korrik, 2024

Politikani Roland Bejko në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, komentoi rihapjen e dosjes së “21 Janarit”, ku mbetën të vrarë 4 protestues.

Ai u shpreh se dosja e 21 janarit duhet të shkojë deri në fund në mënyrë që të zbardhjet çështja.

Në lidhje me autorësinë, ai tha se të gjithë janë nga pak fajtorë, ndërsa shtoi se ‘nuk mund të vritesh sepse proteston.

“Të paktën nga gjithçka që ka deklaruar Basha, e quan vetën të pafajshëm në këtë rast, ose nuk ka ai fajin kryesor. Gjithsesi ne e inkurajojmë drejtësinë që ti shkojë çështjes deri në Fund. Meta nuk është i pastër. Sebepi ishte Meta. Për mendimin tim të gjithë janë nga pak fajtor. Nuk mund të vritesh pse proteston, dhe të fshehësh provat.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!