Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi se do të ketë një kallëzim të ri për 21 Janarin. Në një deklaratë për mediat, Balla tha se SPAK duhet të tërheqë menjëherë dosjen nga Prokuroria e Tiranës, e cila duhet të shpallë moskompetencën, pasi urdhrat e vrasjes janë dhënë ngë zyrtarët e lartë.
“Më 22 prill 2011 janë paraqitur nga PS pranë prokurorisë së Tiranës, ku kam dërguar prova të tjera për vrasjen e protestuesve. Lidhur me këtë kallëzim, nuk kemi marrë asnjëherë përgjigje për të dhënë shpjegime si palë akuzuese apo e dëmtuar pavarësisht kërkesave tona të vazhdueshme.
Dosja penale nga 3 nga 4 vrasjet dhe vendimet e gjykatave është një turpet më të mëdha. Edhe pse u vërtetua se Bereta e Gardës së Republikës ka qëlluar, vrasja e Faik Myrtajt është cilësuar nga gjykatat pa autor. Dhe dosja e dësshmorit tjetër Aleks Nika është një tjetër dosje penale pa vrasës, pa autor.
Ne duke qenë forcë qeverisëse jemi përpjekur që të ruajmë ndarjen e pushteteve. Gjithmonë kemi qenë në anën e drejtësisë me besimin se i takon drejtësisë të bëjë drejtësinë e munguar për 21 Janarin. Më 20 janar 2021, policia i ka kërkuar prokurorisë së Tiranës urdhrin për kryerjen e ekzaminimeve të tjera për vrasjen e dëshmorëve Aleks Nika dhe Hekuran Deda por edhe plagosjen e gazetarit Fatos Mahmutaj.
Në Maj 2011 prokuroria hapi hetimet për ngjarjet e mësipërme. Më Janar 2022 i kam kërkuar drejtuesit të SPAK për tërheqjen e kësaj dosjeje nga prokuroria e Tiranës. Më 27 Korrik, në konsultim dhe me familjarët, kemi dërguar një kërkesë tjetër prokurorisë, ku bazuar në ndryshimet e reja të kodit të procedurës penale, kemi kërkuar shpalljen e moskompetencës së prokuroria së Tiranës për dosjen e Aleks Nikës dhe kalimin e kësaj dosjeje te Prokuroria e Posaçme.“, tha Balla.
Sipas tij, Berisha “rreh gjoksin çdo ditë në media për autorësinë e vrasjeve”. Ai shtoi se “prova e re audio që ka dalë provon se komandanti i Gardës ka urdhëruar vrasjet e 21 Janarit” dhe shtoi se kjo mjafton që dosja të transferohet në SPAK.
“Më 20 Janar 2023, ndërsa Berisha vazhdoi ironinë me drejtësinë duke ri rrahur përsëri gjoksin dhe duke deklaruar me zë dhe figurë se vetë shteti i kishte vrarë, se ai do ta ribënte përsëri këtë, Artan Hoxha ka publikuar një provë të re materiale që mbështet deklarimet e Berishës dhe pohon se kush janë autorët e 4 të vrarëve.
Ajo që dëgjohet provon se Komandanti i Gardës Ndrea Prendi ka urdhëruar vrasjet, duke zgjedhur edhe vetë vrasësit. Madje duket qartë se ai është urdhëruesi. Fakti që Berisha zhduku serverin me 21 Janar, nuk e fshehu dot krimin, pas 12 vitesh ka dalë në publik dhe prova më e rëndë që janë komunikimet me radio.
Kjo çështje duhet të kishte shkuar me kohë në SPAK. Prej 27 korrikut, ka në fakt edhe një kërkesë procedurale nga pala e dëmtuar që e kërkon kalimin e dosjes në Prokurorinë e Posaçme. T’i japim fund pandëshkueshmërisë të atyre që u përfshinë në urdhrat e 21 janarit. Ekspertët e PS-së kanë filluar punën për hartimin e një kallëzimi tjetër penal drejtuar Prokurorisë së Posaçme”, tha Balla./abcnews.al