207 viktima dhe mbi 20 mijë raste të reja me COVID-19 sot në Itali, Lombardia në krye

schedule18:30 - 7 Mars, 2021

schedule 18:30 - 7 Mars, 2021

207 viktima u shënuan sot në Itali si pasojë e koronavirusit. Rastet e reja janë 20765 nga 271336 tamponë që u bënë në 24 orët e fundit.

Shkalla e pozitivitetit shkoi nga 6.6% në 7.6% dhe numri i pacientëve të shtruar në spital u rrit, 34 më shumë në kujdes intensiv.

Të shëruarit sot raportohet se janë 13467 qytetarë. Numri i testimeve sot ishin më i ulët se dje, të shtunën ishin 355024, ndërsa sot 271336.

Lombardia si gjithmonë ndodhet në vendin e parë për numrin e të infektuarve me 4397 qytetarë pozitivë nga gjithsej 42591 tamponë.

Në vendin e dytë Emilia-Romagna, e cila shënoi 3056 raste nga 25888 teste. Në vendin e tretë Campania me 2560 të prekur nga 24393 tamponë./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!