Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

206 të infektuar me COVID 19 në Kroaci, qeveria vendos shtretër të spitaleve në stadiumin e Zagrebit

schedule17:54 - 21 Mars, 2020

schedule 17:54 - 21 Mars, 2020

78 raste të reja janë konfirmuar këtë të shtunë në Kroaci duke e çuar në 206 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me koronavirus.

Ndërkohë qeveria kroate në kuadër të masave të marra për përballimin e situatës nga koronavirusi ka filluar vendosjen e shtretërve në stadiumin e Zagrebit.

Sipas autoriteve në Kroaci aty pritet të vendosen pacientët që nuk janë në gjendje serioze dhe të cilët janë duke u trajtuar në spitale lokale. Kjo masë do të merret me qëllim që të lirohen më shumë vende në spitale për personat e infektuar me virusin Covid-19.



Këta shtretër po vendosen nga pjesëtarët e mbrojtjes civile, bëri të ditur Autoriteti Kombëtar i Mbrojtjes Civile përmes një deklarate.

Së fundi, në Kroaci u konfirmuan tetë raste të reja të infektimit me koronavirus, duke e çuar në 206 shiftën e përgjithshme të të infektuarve në ish-republikën jugosllave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!