Kryeministri Rama, ka postuar në rrjetet sociale, foto nga rikonstruksioni i Teatrit të Operas dhe Baletit. Rama thotë se, falë vizionit dhe pasionit për ndryshimin, një xhevahir tjetër, siç e quan ai, do të nxirret në dritë, duke njoftuar se, së shpejti ky teatër, do të jetë në dispozicion të publikut.
“JA DHE PAK… dhe një tjetër xhevahir i nxjerrë në dritë falë vizionit e pasionit tonë të paepur për ndryshimin, do të jetë në dispozicion të publikut, Teatri i Ri Kombëtar i Operas dhe Baletit”, shkruan Rama./abcnews.al