Kompania e huaj merr masa ndaj reperit Capital T

schedule15:53 - 25 Nëntor, 2019

schedule 15:53 - 25 Nëntor, 2019

Kënga e fundit e Capital T u kthye në hit, arriti brenda pak ditësh më shumë se 1 milion klikime dhe pak orë më parë u bllokua nga kompania që gëzon të drejtën e origjinalit.

Për çfarë bëhet fjalë?
Mesa duket, refreni i këngës “Akull” është marrë nga kënga “Galliyan”, që është kolona zanore e filmit të njohur të Bollywood-it, “Ek Villain”.

Sot, kënga “Akull” është bllokuar nga YouTube për shkak se T-Series e ka raportuar për kopje. “Kjo këngë ka përmbajtje nga Tseries Music që e ka bllokuar për shkak të të drejtës së autorit,” shkruhet në video.

Kjo vërteton se në fakt kemi të bëjmë me kopje dhe jo përshtatje ose rimarrje si në rastin e këngëtarit shqiptar Lannex./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!