“2023-shi do të jetë vit rekord për turizmin”, Vathi: Shqipëria ka rritjen më të ulët të çmimeve krahasuar me vendet e tjera

schedule14:43 - 5 Qershor, 2023

schedule 14:43 - 5 Qershor, 2023

Anëtar i Bordit të Shoqatës së Tur-operatorëve, Besnik Vathi tha se edhe këtë vit destinacionet kryesore të shqiptarëve për të kaluar pushimet e verës do të jenë Turqia, Greqia ndjekur më pas nga Spanja. Në një intervistë për “Sheshi i Dollarit”, Vathi tha se pavarësisht se pushimet në Shqipëri këtë vit janë më të kushtueshme, çmimet kanë rritjen më të ulët në krahasim me vendet e tjera.

“Në Shqipëri nuk është se nuk janë rritur në vendet e tjera. Kështu që pavarësisht se edhe është bërë më e kushtueshme, të bësh pushime në Shqipëri sesa vitet e kaluara, akoma më e kushtueshme është edhe jashtë vendit. Çmimet nuk janë rritur me të njëjtat ritme në Shqipëri, me rritjen më të ulët se vendet e tjera. Mund të them se në Turqi, rritja e çmimeve shkon diku tek 15 deri në 20 përqind në raport me vitin e kaluar, ndërkohë që në Shqipëri nuk besoj se e kalon 10 përqind si mesatare e rritjes së çmimeve në vende të ndryshme.“, tha ai.

Ai thotë se qytetarët shqiptarë i shikojnë pushimet verore edhe si një mënyrë jo vetëm për të bërë plazh por edhe për t’u njohur me kulturën e vendit.

Si forma për të vizituar dhe njohur edhe kulturën e një vendi tjetër. Një pjesë zgjedhin të bëjnë pushimet verore edhe në mënyrën më aktive, shkojnë në plazh por bëjnë ekskursione dhe aktivitete të ndryshme për njohjen e kulturës, gatimit dhe vendit ku vizitojnë“, shtoi Vathi.

Një arsye që ka ndikuar në rritjen e turistëve ka qenë edhe shtimi i fluturimeve direkte.

“Nuk ishte surprizë, ishte pasojë e një mbylljeje të madde që ka pasur në aeroportin e Tiranës për vite me rradhë. Ardhja vetëm e një kompanie loë cost që shtoi destinacionet direkte nga Tirana nga 30 në 2019 në 60 bëri që realisht të shkohet drejt flukseve reale të lëvizjeve nga brenda jashtë vendit ashtu edhe nga jashtë drejt Shqipërisë. Në 2019, nuk ka pasur fluturime direkte nga Tirana nga Spanja. Është bërë më e rritshme destinacioni dhe më e prekshme, dhe më i lirë në raport me ndalesë diku. Fluturimi është më i mirë dhe kjo bën që të mos habitemi pse kemi turistë spanjoll por ndihmoi fakti që u hapën fluturimet direkte. Po kështu edhe me vendet skandinave sepse kemi më shumë lëvizje.”, tha eksperti.

Ndërkohë i pyetur se si parashikohet trendi i vitit, Vathi tha se 2023-shi do të jenë një vit rekord. Për këtë rritje, ai përmendi dy faktorë.

“Do ta përmendim si vit rekord, shpresoj se numrat janë në rritje dhe përmend dy faktorë. I pari, kjo pranverë është normale në krahasim me të kaluarën që ishte anormale me pengesat e shumta të pandemisë dhe me të njëjtin faktor që ndihmoi në rritjen e turizmit të brendshëm, vazhdojnë fluturimet në të njëjtat përmasa, duke u shtuar si destinacione nga viti në vit.”, përfundoi Vathi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!