“2020 viti i sfidave të reja”, Liridon Krasniqi zbulon skuadrën e re

schedule14:34 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 14:34 - 20 Dhjetor, 2019

Liridon Krasniqi është pa ekip prej muajit maj, periudhë kur i dha fund aventurës me ekipin malajzian të Malaka. Mesfushori ofensiv ka gjetur ekip të ri dhe e ka zbuluar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

27-vjeçari, i cili është aktivizuar me Shqipërinë U21 në të kaluarën, ka firmosur me Johor Darul Ta’zim dhe do të vazhdojë aventurën në Malajzi. “2020 do të jetë viti i sfidave të reja për mua. Jam i lumtur t’u lajmëroj se do të jem pjesë e Johor. Falënderoj klubin dhe stafin teknik për këtë mundësi“, thekson lojtari dardan.

Krasniqi ka një eksperiencë të madhe, teksa e nisi karrierën me moshat e Nurnnberg. Më pas provoi disa aventura në Çeki dhe Turqi, teksa tani është pjesë e futbollit malajzian. /abcnews.al

D

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!