Viti 2020 ka qenë fantastik për Bayern Munchen. Rekordmenët e Gjermanisë fituan 5 trofe dhe e mbyllën në vend të parë në Bundesligë pas fitores së djeshme në fushën e Bayer Leverkusen. Lumturi e madhe në kampin bavarez, diçka që konfirmohet edhe nga Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv.
“Ndeshja ndaj Leverkusen ishte shumë e vështirë. U luajt një futboll i nivelit të lartë dhe pati shumë dyluftime. Vuajtëm në fillim, por e morëm veten në 10 minutat e fundit të pjesës së parë dhe në 45 minutat e dyta.
Në fund e merituam fitoren. Ky Bayern ka luajtur me mentalitetin e duhur gjatë gjithë vitit 2020, skuadra ka bërë një punë të shkëlqyer. Stafi dhe lojtarët meritojnë komplimente të përzemërta.
Jemi shumë të kënaqur, tani është koha të pushojmë dhe karikojmë energjitë. 2021? Do e nisim në sulm, duam të fitojmë titullin kampion dhe të shkojmë sa më larg në Champions“, deklaron Salihamidzic. /abcnews.al