“2020 një nga vitet më të këqija”, Ronela Hajati tregon çfarë ka kaluar

schedule18:02 - 16 Shkurt, 2021

schedule 18:02 - 16 Shkurt, 2021

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Ronela Hajati ka treguar se viti i kaluar ka qenë shumë i keq për të. Ajo ka theksuar se kanë qenë shumë të pakta momentet kur është ndjerë vërtetë e lumtur.

Ndërsa ka qenë muzika që i ka dhënë forcë këngëtares për të përballuar çdo gjë.

“E di që u bë një kohë e gjatë që unë nuk jam aktive në muzikë apo intervista apo rrjete sociale… Në fund të ditës publiku do muzikë për të hequr mendjen nga problemet dhe harrojnë që gjithkush nga ne ka shqetësime. Edhe pjesa më e vështirë është kur gjërat duhet t’i mbash për vete. 2020 ka qenë një nga vitet më të këqija për mua në çdo aspekt.

Shumë të pakta kanë qenë momentet kur kam qeshur… shumë të lodhshme momentet që duhet të sillesh sikur çdo gjë është ok. E vetmja gjë shpërqëndruese ka qenë muzika! Sepse muzika na e bënë çdo ndarje, sëmundje, vdekje, lot, mërzi, agoni pak më të përballueshme! Duajeni veten! Bëhuni të mirë! (Rron – 2021)”, ka shkruar Ronela në Instastory.