201 milionë euro për futbollin, FIFA i merr paratë ish-drejtuesve të korruptuar

schedule22:37 - 24 Gusht, 2021

schedule 22:37 - 24 Gusht, 2021

Para disa vitesh në FIFA plasi skandali i vjedhjes së fondeve të ndryshme dhe të marrjes së ryshfeteve nga drejtues të lartë të qeverisë së futbollit, përfshirë edhe ish-presidentin, Joseph Blatter.

Gjatë kësaj periudhe u bllokuan shuma të majme parash në llogari të disa ish-funksionarëve, tashmë të dënuar e të përjashtuar nga aktivitetet sportive. Këto para janë rikthyer sërish në lëvizje, aty ku duhet të ishin investuar më parë.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka liruar 201 milionë dollarë të sekuestruar nga të akuzuarit për ‘Fifagate’ dhe i ka caktuar ato në Fondacionin FIFA, që do t’i ndajë ato në projekte për zhvillimin e futbollit në zonat më të prapambetura.

“Jam i kënaqur kur shoh që paratë e vjedhura ilegalisht nga futbolli po kthehen për t’u përdorur për qëllimin e duhur. Falë ndërhyrjes së autoriteteve amerikane, ne ishim në gjendje të ndryshonim FIFA -n nga një organizatë toksike, në një organ të vlerësuar dhe të besueshëm”, tha presidenti Gianni Infantino pas këtij lajmi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!