Mund të duket e çuditshme, por është e vërtetë. Zvicra po mendon të shpenzojë miliarda për aeroplanë të rinj luftarakë pavarësisht se vendi nuk ka kryer ndonjë luftë në më shumë se 200 vjet.
Mirëpo, jo të gjithë i kanë mirëpritur këto ide, votuesit do të japin verdiktin e tyre më 27 shtator nëse plani për të shpenzuar 6 miliard franga zvicerane në avionë duhet të vazhdojë, shkruan CNA.
Avioni do të zëvendësojë flotën e vjetër të Zvicrës me 30 Hornets F / A-18 të cilat do të dalin nga shërbimi në 2030. Priska Seiler Graf, anëtar i parlamentit për Social Demokratët me prirje të majtë, i quajti planet “absurde” dhe pyeti kush do të sulmonte një vend “të rrethuar nga NATO”.
Ajo u shpreh se është dakord që vendi ka nevojë për një avion të ri, por tha se do të mjaftonte një ‘avion më i thjeshtë’ dhe tha se do të ishte ‘më mirë të kesh një Fiat sesa një Maserati’.
Në 1989, një propozim për të hequr të gjithë ushtrinë e saj mori 35 për qind të mbështetjes së votuesve, por rojet zvicerane të Papës janë një kujtesë e së kaluarës mercenare të vendit. l.k/abcnews.al