Parku i liqenit të Farkës është pasuruar edhe me 200 pemë të tjera. Nisma “Fundjavë Ndryshe”, iu përgjigj thirrjes së Bashkisë së Tiranës, për t’iu bashkuar aksionit të gjelbërimit të qytetit.
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, u shpreh se me investimet e realizuara në këtë zonë, por edhe me pemët e mbjella gjatë këtyre muajve, Liqeni i Farkës po shndërrohet në destinacion argëtimi dhe frymëmarrje e dytë për qytetin e Tiranës.
Kryebashkiaku ftoi edhe një herë qytetarët që të shfrytëzojnë ngjarjet e tyre më të rëndësishme dhe t’i përjetësojnë duke mbjellë një pemë. Ndërkohë theksoi se kur mbetet pak më shumë se 1 muaj nga mbyllja e sezonit të mbjelljeve, Bashkia e Tiranës është duke iu afruar synimit për të mbjellë 100 mijë pemë./abcnews.al