200 mln euro për Notre Dame

schedule10:52 - 16 Prill, 2019

schedule 10:52 - 16 Prill, 2019

Njeriu më i pasur në Europë ka premtuar se do të dhurojë miliona euro që të ndihmojë në rindërtimin e katedrales së Notre Dame, e cila u shkatërrua mbrëmjen e 15 Prillit nga flakët.

Bëhet fjalë për Bernard Arnault. Ai ka deklaruar se sëbashku me familjen do të dhurojnë 200 milionë euro për rindërtimin e katedrales.

“Familja Arnault dhe grupi LMVH dëshirojnë të tregojnë solidaritetin e tyre në këtë kohë tragjedie kombëtare dhe ne po i bashkohemi ndihmës për rindërtimin e kësaj katedraleje të jashtëzakonshme, që është një simbol i Francës, i trashëgimisë së saj dhe i bashkimit”, theksoi ai në një deklaratë.

Sipas Forbes, Arnault ëhtë personi më i pasur në Europë. Ai është drejtori ekzekutiv i LMVH, kompani e cila ka në pronësi Dior, Marc Jacobs, Bulgari, Givenchy Parfums,  Moët & Chandon dhe Mercier.

Bernard Arnault

Por ai nuk është i vetmi milioner që ka ofruar ndihmë financiare për këtë tragjedi. Edhe François-Henri Pinault ka ofruar 100 milionë  euro për katedralen. Ai është drejtori ekzekutiv i grupit Kering që ka në pronësi Guçi dhe Saint Laurent.

Zjarrfikësit arritën t’i shuanin flakët në Katedralen e Notre Dame në Paris pas gati 9 orësh. Zjarri shkaktoi dëme të mëdha ndërtesës së shekullit të 12-të, duke shkatërruar çatinë kryesore dhe kullën me majë të saj. Megjithatë dy kullat kryesore, në fasadën qendrore të katedrales mbetën të paprekura.

Ndërtesa është e njohur për figurat mitologjike prej guri, dritaret prej qelqi të ngjyrosura dhe trarët karakteristikë që mbajnë muret. Struktura prej druri në pjesën e kupolës ka favorizuar flakët e zjarrit dhe e ka bërë edhe më të vështirë punën e zjarrfikësve për fikjen e zjarrit. Dy policë dhe një zjarrfikës kanë mbetur të lënduar gjatë operacionit për shuarjen e flakëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!