Erling Haaland është objektiv i Manchester United dhe kjo nuk ndodh për herë të parë. Sulmuesi norvegjez i ka mahnitur të gjithë dhe “Djajtë e kuq” mund ta tentojnë që në janar.
Bild ka zbuluar edhe detajet e këtij operacioni, që prekin shifrën e 200 milion eurove që në vitin e parë.
110 milion euro ofrohen vetëm për kartonin e Haaland dhe Borussia Dortmund zor se do të refuzojë. Mino Raiola dhe babai i sulmuesit duan pjesën e tyre që parashikohet të shkojë në 60 milion euro.
Sigurisht edhe paga e Haaland do të jetë e konsiderueshme, 25-30 milion euro në sezon. / abcnews.al