“200 mijë lekë dhe ta nxjerr unë djalin nga burgu”, arrestohet për mashtrim 40-vjeçari në Korçë

schedule11:55 - 29 Dhjetor, 2021

schedule 11:55 - 29 Dhjetor, 2021

Një 40-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi akuzohet për mashtrim. Uniformat blu bëjnë me dije I. G., nëpërmjet mashtrimit i ka përvetësuar 200.000 lekë, shtetasit S. H., 63 vjeç, banues në Kavajë, me pretendimin se do t’a ndihmonte këtë të fundit, për nxjerrjen e djalit të tij nga paraburgimi i IEVP-Korçë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” të shtetasit I. G., 40 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”) pasi dyshohet se ky shtetas nëpërmjet mashtrimit i ka përvetësuar 200.000 lekë, shtetasit S. H., 63 vjeç, banues në Kavajë, me pretendimin se do t’a ndihmonte këtë të fundit, për nxjerrjen e djalit të tij nga paraburgimi i IEVP-Korçë. Gjithashtu nga veprimet hetimore të kryera rezulton se shtetasi I. G., ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi ka dalë nga banesa e tij”, thuhet në njoftimin e policisë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!