200 lëkundje tërmeti në Turqi, të plagosur dhe panik tek banorët

schedule10:10 - 23 Janar, 2020

schedule 10:10 - 23 Janar, 2020

Turqia është duke përjetuar një stuhi tërmetesh gjatë 24 orëve të fundit, e cila kulmoi me një lëkundje të fortë 5.6 të shkallës Richter.

Nga goditja fillestare, mësohet se rreth 200 lëkundje të tjera kanë tronditur vendin duke shkaktuar panik tek banorët.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=136&v=_KkC_Ym09ho&feature=emb_title

Katër persona kanë përfunduar në spital në Manisa, ndërkohë që nuk raportohet për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas autoriteteve turke të Sizmologjisë, një tërmet me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter ndodhi dje në rrethin Akhisar të Manisa-s në 22:22 me orë lokale. Pastaj, në orët e mëngjesit, dy tërmete radhazi me magnituda 3.8 dhe 4.5 u shënuan në rrethin Akyurt të Ankarasë. Në total, raportohet për më shumë se 200 pasgoditje.

Përveç Akhisar-it ku ishte epiqendra e tërmetit me magnitudë 5.6, lëkundjet u ndjenë të fuqishme dhe në Balıkesir, Bursa apo dhe Stambolli.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!