Një person është vënë në pranga dhe një tjetër është proceduar penalisht për kultivim të bimëve narkotike në Mallakastër. Bëhet e ditur se me finalizmin e operacionit policor të koduar “Gryka” u arrestua A. Ç., 55 vjeç ndërsa në gjendje të lirë u procedua babai i tij, banues në Klos, Mallakastër.
Atyre iu gjet, në një parcelë rrushi, 200 fidanë të dyshuar si narkotikë cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. /abcnews.al/