Reth 200 emigrantë të cilët kishin bllokuar kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë mbrëmjen e së enjtes, janë shpërndarë në qendra pritjeje në Serbi. Ata kërkonin të vazhdonin rrugën drejt vendeve europiane duke pretenduar se po i largohen luftës dhe jo varfërisë.
Janë marrë dhe janë sistemuar në qendra të ndryshme pritjeje në Serbi rreth 200 emigrantë, mes të cilëve gra dhe fëmijë, që ishin vendosur në kufi me Hungarinë duke kërkuar që të mund të hynin në Bashkimin Europian.
Reth 200 emigrantë të cilët kishin bllokuar kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë mbrëmjen e së enjtes, janë shpërndarë në qendra pritjeje në Serbi. Ata kërkonin të vazhdonin rrugën drejt vendeve europiane duke pretenduar se po i largohen luftës dhe jo varfërisë.
Duke sfiduar të ftohtin dhe erën ata ishin vendosur në kufirin e Kelebija, duke bllokuar dhe trafikun. Të mbështjellë me batanije shumë prej tyre u shtrinë dhe u ulën në tokë pranë sendeve të tyre personale. Me dhjetëra fëmijë kërkonin në kor që të hapej kufiri. Ndërsa në disa parulla shkruhej: “Jemi refugjatë, jo kriminelë”, Po largohemi nga lufta jo nga varfëria”.
Pika kufitare u mbyll për trafikun. Televizioni shtetëror serb raportoi se ata u transferuan në qendrat e pritjes në Suboticë, Bosilegrad dhe Preshevë, më pas trafiku ka rinisur normalisht. Emigrantët nuk kanë shfaqur rezistencë dhe çdo gjë është zgjidhur në mënyrë paqësore.
Janë me mijëra emigrantët që largohen nga lufta dhe varfëria në vendet e tyre, dhe mbesin të bllokuar në Ballkan, në pritje për të mbërritur në vende më të zhvilluara në Europë.
Mbrëmjen e së enjtes, për shkak të frikës së incidenteve të mundshme dhe për tëmbajtur situatën nën kontroll, ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin shkoi personalisht në vendngjarje, ndërsa në territorin hungarez ishte përforcuar prania e policisë dhe rojeve të kufirit.
Shpesh emigrantët mbështeten tek trafikantët e qënieve njerëzore për të kaluar kufirin drejt Hungarisë apo ndonjë shteti tjetër anëtar i Bashkimit Europian si Kroacia.
Pjesa më e madhe e emigrantëve vijnë nga vende si Siria, Iraku apo Afganistani, por bëhet fjalë për një shifër shumë më të vogël se ajo në periudhën 2015 – 2016 kur rreth një milion persona mbërritën në Europë.
Në fund të muajit janar të këtij viti, një roje kufitare qëlloi tre herë në ajër për të trembur dhjetëra emigrantë që po përpiqeshintë kaloni kufirin.
Vitet e fundit qeveria hungareze ka miratuar një sërë masash më të ashpra për sa i përket azilit apo emigracionit, duke e bërë të pamundur për azilkërkuesit që prezantojnë kërkesën në kufirin serb për të marrë mbrojtje në Hungari.
Në vitin 2018, Hungaria miratoi 367 kërkesa për azil apo për mbrojtje ndërkombëtare. Kryeministri i vendit përqendroi fushatën e tij të fundit elektorale eksluzivisht në temën e emigracionit dhe në 2018-ën u rizgjodh për mandatin e tij të tretë rradhazi.
Beogradi zyrtar në një reagim për situatën u shpreh se Serbia do të mbrojë të drejtat e emigrantëve por në të njëjtën kohë do të garantojë qëndrueshmërinë e brendshme të vendit. Sipas autoriteteve serbe qindra refugjatët e vendosur në kufi me Hungarinë manipulohen nga organizata të huaja jo qeveritare, por për këtë nuk janë dhënë prova.
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin e cilësoi të turpshme fushatën e dezinformimit të disa grupeve për hapjen e kufirit hungarez, me lajme dhe filmime false të cilat inkurajojnë emigrantët që t’i drejtohen kufirit. Vulin shtoi se nuk do i lejojë emigrantët që të prishin marrëdhëniet e mira të fqinjësisë me Hungarinë.
Marshimi i emigrantëve ishte organizuar prej disa javësh dhe ishte planifikuar për të premten, por u bë një ditë më parë sapo autoritetet serbe u vunë në dijeni të planit./abcnews.al