“200 € për person”: Transportonte familjen nga Afganistani drejt Kosovës, arrestohet 52-vjeçari

schedule10:41 - 30 Gusht, 2020

schedule 10:41 - 30 Gusht, 2020

Një 52-vjeçar, banues në Korçë, është vënë në pranga pasi tentoi të kalonte në mënyrë të paligjshme drejt Kosovës një familje nga Afganistani.

Njoftohet se F.K., i cili merrte 200 euro për person për shërbimet e tij, po transportonte 5 anëtarët e familjes, nga Korça drejt kufirit të Kosovës.

52-vjeçari u arrestua gjatë orëve të vona të natës në flagrancë.

Njoftimi:

DVP Elbasan

Vijon puna nga strukturat e DVP Elbasan, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Goditet një tjetër rast në fushën e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit shtetasve të huaj nga vendet e treta

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetasve nga vendet e treta të cilët hyjnë në vendin tonë ilegalisht nëpërmjet kufirit me shtetin grek, gjatë orëve të vona të natës kanë evidetuar dhe goditur një tjetër rast.

Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin F.K., 52 vjeç, banues në Korçë, i cili transportonte një familje me 5 pjestarë nga Afganistani, të cilët i kishte marrë në Korçë dhe po i transportonte në drejtim të kufirit të Kosovës, kundrejtë fitimit 200 € për person.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.K, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të metejshme. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!