Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

20 vite nga vdekja e Ibrahim Rugovës/ Begaj: Trashëgimia e tij dëshmon se dialogu dhe orientimi drejt Evropës janë gurthemeli i shtetndërtimit

schedule12:38 - 21 Janar, 2026

schedule 12:38 - 21 Janar, 2026

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka përkujtuar sot Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, duke e cilësuar atë si një figurë vizionare që projektoi Kosovën e pavarur dhe të lirë mbi parimet e urtësisë, durimit dhe mençurisë politike.

Në një postim në rrjetin social X, Kreu i Shtetit thekson se Presidenti Rugova e konceptoi të ardhmen e Kosovës të lidhur ngushtë me vlerat evropiane, si: demokracia, të drejtat e njeriut, pluralizmi dhe shteti i së drejtës.

Presidenti Begaj nënvizon se vizioni i Rugovës është sot një realitet, ndërsa trashëgimia e tij politike mbetet një dëshmi e qartë se paqja, dialogu dhe orientimi drejt Evropës janë gurthemeli i shtetndërtimit dhe i një të ardhmeje të qëndrueshme për Kosovën.



“Sot përkujtojmë Ibrahim Rugovën, Presidentin vizionar të Kosovës, që me urtësi, durim e mençuri projektoi Kosovën e pavarur e të lirë. Presidenti Rugova e mendoi të ardhmen e Kosovës të lidhur ngushtë me vlerat evropiane: demokracinë, të drejtat e njeriut, pluralizmin dhe shtetin e së drejtës. Vizioni i tij është sot një realitet. Trashëgimia e tij dëshmon se paqja, dialogu dhe orientimi drejt Evropës janë gurthemeli i shtetndërtimit dhe i së ardhmes së qëndrueshme.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!