20 vite nga tradhtia e madhe, Gaspart: Perez gjenial, por Figon e mori ilegalisht

schedule12:39 - 24 Korrik, 2020

schedule 12:39 - 24 Korrik, 2020

Luis Figo akoma urrehet në Barcelonë dhe kjo për shkak se kaloi te Real Madrid, si sot 20 vite më parë. Në Katalonjë portugezi është pritur gjithmonë keq dhe konsiderohet një tradhtar. Ish-presidenti i Barcelonës Joan Gaspart, flet për transferimin e Figos te madrilenët.

“Historia e firmës së Figo dhe si ndodhi gjithçka është thënë më parë (Firmosi parakontratë që hynte në fuqi nëse Florentino Perez fitonte zgjedhjet dhe bëhej presidenti i Real Madrid). Unë kam versionin tim dhe mendoj se ende nuk më ka pyetur akoma.

A mund të kishim bërë më shumë? Ndoshta, por do të mbysnim financat e klubit. Barcelona ishte përparësia jonë, gjithmonë”, deklaron Gaspart, i cili e konsideron të paligjshme atë që kishte ndodhur dhe se kishte shprehur gatishmërinë ta ndihmonte Figon që ta fitonte çështjen..

“Ishte një lëvizje madhështore, gjeniale, por e paligjshme. Kur ai (Figo) më tha se çfarë kishte ndodhur, i thashë se ishte kundër rregullave dhe se për këtë çështje vendosnin gjykatat. Ai kishte frikë se do ta penalizonin, pasi menaxheri kishte firmosur në emër të tij. Klauzola ishte 500 milion peseta (3 milion euro)”.

Ai mund të ishte i qetë për atë që po ndodhte. Por jo, ai donte garanci nga ‘La Caixa’. Ishte mesnatë, sapo isha zgjedhur presidenti dhe e gjeta veten në atë situatë. Nuk mund të ndodhte, në asnjë mënyrë, jo për kohën, jo edhe për shkak të kërkesave të tij”, rrëfen Gaspart. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!