20 vite në burgjet e regjimit, ndahet nga jeta ish-i dënuari politik, mesazhi i Bashës

schedule22:33 - 30 Nëntor, 2021

schedule 22:33 - 30 Nëntor, 2021

Është ndarë nga jeta ish-i dënuari politik, Qani Sadiku (me origjinë nga fshati Markat i Sarandës) një nga simbolet e qëndresës antikomuniste, i cili ka vuajtur 20 vite në kampet dhe burgjet e regjimit komunistit.

Për lajmin e hidhur ka reaguar kreu kreu i PD-së Lulzim Basha. Teksa ka dhënë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Sadikut, Basha e cilëson si simbol të qëndresës antikomuniste.

Me trishtim mora lajmin e ndarjes së parakohshme të z. Qani Sadiku, legjendë e qëndresës antikomuniste brenda dhe jashtë burgut politik të diktaturës. Ngushëllimet më të ndjera familjarëve, miqve dhe bashkëvuajtësve për këtë humbje. U prehtë në paqe e i paharruar kujtimi i tij!”, shkruan Basha në një postim në “Twitter”.

Qani Sadiku është vlerësuar nga presidenti Ilir Meta, me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” për qëndresën heroike që i ka bërë diktaturës. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!