20 viktima dhe 515 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

schedule21:06 - 9 Nëntor, 2020

schedule 21:06 - 9 Nëntor, 2020

Ministria e Shëndetësisë, në Maqedoninë e Veriut bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 1,293 testime prej të cilave 515 raste janë konfirmuar pozitivë për COVID-19.

Ndërkohë Ministria ka raportuar rekord viktimash, ku në 24 orë, 20 pacientë kanë humbur jetën.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani janë shënuar 40,275 raste më Covid, ndërsa 1,156 pacientë kanë humbur jetën.

Rastet e reja: 207 janë në Shkup, 33 Kumanovë, 33 Shtip, 25 Prilep, Tetovë 17, Veles 21, Manastir 22, Ohër 3, Kavadar 16, Gostivar 16, Strumicë 17, Kriva Pallankë 8, Radovish 7, Krushevë 1, Koçani 21, Probishtip 7, Demir Hisar 3, Pehçevë 2, Berovë 10, Vinicë 2, Dellçevë 11, Kratovë 1, Sveti Nikole 2, Kërçovë 18 dhe Negoinë 12, njofton Telegrafi Maqedoni.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!