Shkarko aplikacionin e “Abc News” dhe përfito tamponin e Covid-19 me çmim të reduktuar

schedule09:29 - 2 Nëntor, 2020

schedule 09:29 - 2 Nëntor, 2020

Të gjithë ata që shkarkojnë aplikacionin e “Abc News” në celularin e tyre do të mund të përfitojnë ulje për bërjen e tamponit të Covid-19 në rrjetin e laboratorëve ALNET.

Lajmin e mirë e dhanë sot Jona Kajtazi nga laboratori ALNET si dhe kryeredaktori i Abcnews.al, Emirjon Senja në studion e “Abc e Mëngjesit”.

Kajtazi tha se kush shkon në sportelet e “ALNET” dhe tregon se ka zbritur aplikacionin e “Abc News” do të mund ta përfitojë tamponin me 10 000 lekë.

 

I pyetur sesi lindi bashkëpunimi mes ALNET dhe “Abc News“, Senja shpjegon:

Ne kemi bërë ndryshime të mëdha në web-in e Abcnews.al. Zgjeruam stafin, ndryshuam krejtësisht faqen e web-it duke ofruar një dizajn mjaft modern ku lexuesit mund të gjejnë lehtësisht informacionet që kërkojnë.

Krahas faqes, ndërtuam një aplikacion të ri, i cili është lehtësisht i shkarkueshëm dhe i përdorshëm për këdo në celular.

Sipas marrëveshjes me ALNET, pjesë e Spitalit Amerikan, çdokush mund të shkojë në sportelet e laboratorëve të tyre dhe të tregojë që ka zbritur aplikacionin e Abcnews.al dhe të përfitojë automatikisht ulje.

E pyetur në lidhje me çmimin e tamponit, Kajtazi shpjegoi kiti i tamponit është i shtrenjtë dhe ka kosto të tjera shtesë për marrjen dhe kryerjen e analizave.

Ajo theksoi se në disa shtete ai subvencionohet nga shteti dhe në disa të tjera, siç është rasti i Shqipërisë, kjo nuk ndodh.

Rrjedhimisht sipas saj, çmimi i tamponit ndryshon nga shteti në shtet, ku është më lirë atje ku subvencionohet dhe më shtrenjtë atje ku nuk ka subvencionim.

Por, abcnews.al nuk mjaftohet me kaq duke ofruar edhe më tepër për lexuesit. Ata mund të përfitojnë gjithashtu 20% ulje për diagnostikimet dhe 10% për ndërhyrjet kirurgjikale në “Spitalin Amerikan” dhe atë “Hygeia” nëse shkojnë në sportelet e tyre dhe tregojnë se kanë zbritur aplikacionin e Abcnews.al.

 

 

View this post on Instagram

 

Perfitoni 20% ulje tek Spitali Amerikan dhe “Hygeia” me nje klik @spitaliamerikan @spitalihygeiatirane

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal) on

Për të mësuar më shumë, mund të interesoheni pranë sporteleve të rrjetit të laboratorëve “ALNET”, Spitalit Amerikan dhe Spitalit Hygeia.

Lajme të verifikuara në aplikacionin më te shpejtë!

Klikoni këtu për ta shkarkuar aplikacionin në iOS dhe Android.  /abcnews.al/