Një makinë tip BMW është qëlluar me 20 plumba në fshatin Papër në Elbasan. Abc mëson se ngjarja ka ndodhur në të njëjtin vend ku kanë ndodhur edhe shumë atentate të tjera.
BMW është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një tjetër makinë që ka qenë në lëvizje. Disa metra më larg vendit ku është qëlluar, BMW është gjetur nga policia e braktisur. Personat që ishin brenda saj janë larguar.
Gjatë kontrollit të makinës policia ka gjetur një bidon me benzinë. Një tjetër detaj i konstatuar është se makina e qëlluar është me targa të vjedhura. Atentati ka alarmuar autoritetet e rendit. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e personave të përshirë në këtë ngjarje. Menjëherë pas ngjarjes, në fshatin Papër pranë vendit ku ndodhi ngjarja kanë mbërritur edhe forcat RENEA.
/abcnews.al