Nga Ema Shazivari
Shtimi i rasteve me COVID, ka sjellë një rritje të ndjeshme të shtrimeve në infektiv.
Rreth 20 pacientë shtrohen çdo ditë, ku pjesa më e madhe e tyre në gjendje të rëndë. Mjekja infeksioniste Esi Duka, e konsideron problematike situatën.
Sipas saj shumë pacientë paraqiten në spital pas 20 ditëve nga momenti i infektimit, duke e bërë më të vështirë asistencën mjekësore.
Kohët e fundit edhe të rinjtë në të 20-at po shfaqin forma të rënda të virusit. Së fundmi janë kthyer në kategorinë më shqetësuese edhe për mjekët pasi sëmundja është përhapur shumë te kjo grupmoshë.
Të pavaksinuarit janë pacientët më të shpeshtë në infektiv. Po ashtu edhe personat të cilët po shfaqin shqetësimet më të shumta. /abcnews.al