20 pacientë në terapi intensive, si paraqitet situata në spitalet Covid

schedule16:11 - 4 Tetor, 2020

schedule 16:11 - 4 Tetor, 2020

Numri i të shtruarve në dy spitalet Covid vijon të jetë pothuaj në të njëjtat shifra si ditën e djeshme.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se në dy spitalet Covid janë duke u trajtuar 206 persona.

20 prej tyre ndodhen në terapi intensive ndërsa 7 pacientë janë të intubuar, në gjendje kritike për jetën.

LEXO edhe: E FUNDIT/ Shënohen 149 raste me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Po ashtu në dy spitalet, atë Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe spitalin “Shfeqet Ndroqi” po marrin shërbime të specializuar disa qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, 139 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!