20 milion të vaksinuar kundër Covid-19 në 24 orë në Kinë

schedule08:23 - 9 Qershor, 2021

schedule 08:23 - 9 Qershor, 2021

Kina, vendi ku për herë të parë u zbulua rasti i parë me koronavirus ka treguar sukses në fushatën e vaksinimit. Vendi ka vaksinuar rreth 20 milion persona në ditë, duke lënë pas edhe Britaninë në fushatën e vaksinimit.

Deri në 6 qershor, Kina kishte vaksinuar 778 milion banorë të një popullsie prej rreth 1.4 miliardë. Me këtë ritëm, vendi do të ketë vaksinuar plotësisht të gjithë popullsinë e saj në  rreth tre muaj.

Kina  ka vaksinuar popullsinë e saj me dy vaksina të miratuara tashmë edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) për përdorim ndërkombëtar të emergjencave: CoronaVac (prodhuar nga Sinovac me bazë në Pekin) dhe vaksina e Sinopharm me pronësi të shtetit (gjithashtu e Pekinit).

Vaksina e parë ka treguar 51% efikasitet në provat  klinike kundër rasteve simptomatike dhe  mbrojtje shumë më të madhe kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve për shkak të koronavirusit.

Vaksina CoronaVac ka treguar 79% efikasitet kundër Covid-19./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!