Edinson Cavani nuk ka pranuar të rinovojë kontratën e tij me ekipin e PSG-së dhe në verë, do të jetë agjent i lirë. Goleadorit megjithatë, nuk i kanë munguar ofertat e shumta dhe mendohej, se do të rikthehej në Serie A, aty ku shkëlqeu me Palermon dhe Napolin.
Megjithatë, duket se uruguaiani do të vazhdojë karrierën e tij në Spanjë, më saktë në Madrid. Atletico i ka ofruar kontratë 2 vjeçare sulmuesit dhe me një pagë faraonike prej 10 milion eurosh në sezon. Duket se Simeone e do me çdo kusht Cavanin në ekip.
Atletico ka barazuar rrogën që PSG i jep Cavanit, pasi dhe te kampionët e Francës, uruguaiani përfiton 10 milion euro në sezon. Vështirë se 33 vjeçari të refuzojë këtë mundësi./abcnews.al