50-vjeçari i cili doli në një video duke deklaruar se ka marrë 20 mijë lekë nga një parti politike për katër vota, është shprehur përpara grupit hetimor se nuk ka qenë në vetëdije për ato që ka thënë në ato momente pasi ka qenë në gjendje të dehur.
Ndërkohë 38-vjeçari Ylli Dakoli i cili xhiroi videon dhe më pas e shpërndau atë në rrjetet sociale ka deklaruar se ka bërë fillimit një bisedë me 50-vjeçarin përpara ditës së zgjedhjeve ku ka konstatuar se ai ka shitur votën. Gazetari Gjergj Figuri raporton se ai thotë se ka pasur për qëllim të denoncojnë fenomenin dhe jo të bëjë publik identitetin e personit.
Ditën e sotme Dakoli ka rënë pre e dhunës nga katër persona që i kanë kërkuar të bëjë deklarim të rremë për të lehtësuar pozitat e 50-vjeçarit që shfaqet në video.
Në pranga janë vënë Mirash Paplekaj, Gëzim Paplekaj, Donald Paplekaj dhe Jetmir Paplekaj, kushërinj me njëri tjetrin. Ndaj tyre tashmë rëndojnë akuzat për veprat penale, kanosje ,dëmtime të tjera me dashje dhe shkatërrimi i pronës./mv.abcnews.al