“20 euro në pasaportë”, i riu tenton të korruptojë policin në Durrës për të kaluar kufirin

schedule10:32 - 16 Prill, 2022

schedule 10:32 - 16 Prill, 2022

Ryshfeti në pikat kufitare është kthyer në një problem shqetësues në vendin tonë. Së fundmi një i ri ka tentuar të korruptojë punonjësit e  Policisë Kufitare Port Durrës për të kaluar kufirin për shkak se kishte mangësi në dokumentacion. Gjatë kontrollit të dokumentacionit, 28 vjeçari ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar një kartmonedhë me prerje 20 euro.

Njoftimi i plotë

Goditet një tjetër rast i mitëdhënies. Procedohet penalisht një shtetas që tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare, që të kalonte kufirin.

Shërbimet e Policisë Kufitare Port Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë goditur një rast të mitëdhënies. Gjatë përpunimit të dokumentacionit është kaluar për kontroll më të detajuar shtetasi Xh. T., 28 vjeç, banues në Durrës, i cili kishte mangësi në dokumentacion.

Gjatë kontrollit të detajuar të dokumentacionit, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar një kartmonedhë me prerje 20 euro. Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi Xh. T., 28 vjeç u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!