Champions League rikthehet me duele “zjarr”. Faza çerekfinale nis me dy ndeshje shumë interesante dhe tifozët do të jetë të dyzuar për të zgjedhur se cilën do të ndjekin në TV prej orës 21:00. Sigurisht Real Madrid-Liverpool ka disi më shumë interes.
Në fushë do jetë ekipi me shumë Champions, Real Madrid, 13 herë fitues i këtij trofeu dhe përballa ka “The Reds” që e kanë fituar 6 herë. Skuadra e Zinedine Zidane nuk është e plotë, pasi mungojnë kapiteni Sergio Ramos, Dani Carvajal dhe Eden Hazard.
Nga ana tjetër Liverpool nuk ka një emër të madhe si Virgil Van Dijk. Sonte premtohet spektakël, sidomos duke pasur parasysh sulmin e anglezëve, por nga ana tjetër edhe Benzema duhet marrë në konsideratë. Francezi po kalon një formë të mirë dhe është gati të kafshojë.
Dueli tjetër zhvillohet në Manchester, aty ku City pret skuadrën e Borussia Dortmund që e ka fituar një herë Champions League. “Qytetarët” janë favoritë në këtë sfidë, madje edhe për triumfin në këtë kompeticion.
Anglezët janë të plotë, kur Dortmund ka disa mungesa të rëndësishme, si Jadon Sancho, Marcel Shmelzer dhe Axel Witsel. Gjermanët edhe në kampionat nuk po kalojnë momente të mira dhe dytë i kanë nga Erling Haaland, një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim. /abcnews.al
? City vs Dortmund ?
? Madrid vs Liverpool ❤️
The quarter-finals begin tonight! ?? Tell us one thing that will definitely happen …#UCLfixtures | @gazpromfootball
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) April 6, 2021