2 vjeçari i prekur nga COVID-19 asimptomatik, arsyet përse fëmijët reagojnë më mirë ndaj koronavirusit

schedule09:09 - 8 Maj, 2020

schedule 09:09 - 8 Maj, 2020

Hetimi epidemiologjik ka zbuluar fëmijë të prekur me COVID.  Në një intervistë për “ABC e mëngjesit” drejtuesja e Shërbimit të Pediatrisë, Gjeorgjina Lito Kule tha se bëhet fjalë për një vatër të identifikuar, ku një fëmijë 2 vjeç rezulton i prekur nga koronavirusi dhe po qëndron te të afërmit në Tiranë aty ku edhe është kontaminuar.

Drejtuesja e shërbimit të Pediatrisë, sqaron se fëmija është shumë mirë, qëndron te të afërmit, dhe është pa simptoma. “Të 35 fëmijët që janë zbuluar janë pa simptoma, kanë temperaturë të lehtë dhe janë mjekuar të gjithë pa pasur nevojë që të shtrohen në spital”, sqaroi  Gjeorgjina Lito Kule.

Lexo edhe: Fëmijët me COVID dhe lidhja me sindromën Kawasaki, përse mjekët i tremben kësaj sëmundjeje

Përse fëmijët reagojnë më mirë në kontakt më koronavirusin?

Gjeorgjina Lito Kule: Numri i fëmijëve të prekur ka qenë shumë më i vogël dhe reagojnë me mirë. 2 % janë hospitalizuar dhe rastet fatale janë shumë të pakta. Sipas një përditësimi të bërë nga shumë ekspertë të vendeve të botës është sqaruar se fëmijët janë shumë afër vaksinimit bazal, që i mbrojnë nga një grup i mirë të infeksioneve. Pra, kanë më shumë antikorpe jo specifike, që i mbrojnë këta fëmijë.

Një tjetër hipotezë që ka lidhje me këtë reagim është në lidhje me receptorët që ky virus hyn në organizëm. Te fëmijët ka më shumë receptorë dhe nga ana tjetër thuhet se duke qenë se kanë papjekuri imune, shpjegon një nga faktet që edhe kur preken nuk kalojnë në forma të rënda, por nuk ka një

Nga depistimi që është bërë vetëm 2-3 raste kanë qenë me temperaturë.

Kur fëmijët janë kaq pak të rrezikuar përse nuk i çojmë në shkollë?

Gjeorgjina Lito Kule: Janë burim infeksioni, dhe mund të përhapin virusin pasi janë simptomatik.

Gjithashtu ajo u shpreh se është mbështetëse e vaksinës, ndërsa shtoi se zërat që janë kundër duhet të kuptojnë që vaksina ka shpëtuar 3 milionë jetë fëmijësh në vit.

Gjeorgjina Lito Kule: Mbështes vaksinimin, çdo vaksinë shpëton 3 milionë jetë fëmijësh në vit. Vaksina është një revolucion, nëse i referohemi dy konsiderohen suksese, dezinfektimi i ujit dhe aplikimi i vaksinave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!