2 vite nga rasti i parë me Covid në Shqipëri, shefja e urgjencës tregon si e menaxhuan pandeminë në Spitalin Amerikan

schedule09:24 - 7 Mars, 2022

schedule 09:24 - 7 Mars, 2022

Janë shënuar dy vite nga fillimi i pandemisë Covid-19 në vendin tonë. Shefja e Urgjencës në Spitalin Amerikan, mjekja Brunilda Zllami ka treguar të gjithë kronologjinë e diagnostifikimit të rasteve të para në Shqipëri.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo zbuloi të gjitha detajet se si Spitali Amerikan mori masat e nevojshme që në fillim për të qenë të përgatitur për situatën që e priste.

Zllami u shpreh se që në momentet e para të pandemisë, stafi nën drejtimin e doktor Allajbeut ka bërë mbledhje intensive një herë në dy ditë.

“Kanë qenë bab e bir, djali kthehet nga Italia, dmth kishte qenë i sëmurë ishte trajtuar për një sinozit, kishte temperaturë, diarre dhe i ati më pas kishte temperaturë. Jo se nuk i prisnim ato raste sepse ne kishim filluar trajnimin për pandeminë që në fillim të shkurtit. Rastet e para të dyshuara kanë ardhur diku nga mesi i shkurtit dhe gjatë gjithë periudhës kishim atë pyetjen kur do ishte rasti i parë. Megjithatë, kur ndodh është ndryshe, ka qenë në mesnatë mes datën 8 dhe 9 dhe që në atë moment e gjithë struktura ka qenë e zgjuar atë natë për të përgatitur pjesët e para të mënyrës se si do të menaxhohej kjo histori, të procesit të karantinimit të stafit për mjekët dhe infermierët që kishin qenë atë ditë në lidhje me pritjen e këtij rasti. Që në atë moment, stafi i Spitalit Amerikan nën drejtimin e doktor Allajbeut ka bërë mbledhje intensive një herë në dy ditë, shefat e departamenteve, drejtuesit e spitalit kanë bërë mbledhje për të siguruar të gjithë mjetet e nevojshme që stafi të ishte i mbrojtur, të kishim mjetet për të trajtuar probabilisht të sëmurë”, tha ndër të tjera ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!