2 viktima nga murtaja, rajoni kinez paralajmëron për rrezikun e përhapjes se sëmundjes

schedule10:09 - 8 Gusht, 2020

schedule 10:09 - 8 Gusht, 2020

Autoritetet në një qytet në rajonin kinez të Inner Mongolia  paralajmëruan për rrezikun e përhapjes së sëmundjes bubonike pasi një pacient  vdiq nga murtaja.

Rastet e murtajë֝s nuk janë të rralla në Kinë, megjithëse shpërthimet janë bërë gjithnjë e më të rralla. Nga 2009 deri në 2018, Kina raportoi 26 raste dhe 11 viktima.  Sëmundja bubonike e njohur si “Vdekja e Zezë” në Mesjetë, është një sëmundje shumë infektive dhe shpesh fatale që përhapet kryesisht nga brejtësit.

Komiteti lëshoi ​​një alarm të nivelit të tretë, duke parandaluar përhapjen e sëmundjes. Kjo është viktima e dytë që humb jetën nga murtaja. Autoritetet e Bayan Nur kanë bllokuar zonën ku jetonte pacienti dhe kanë karantinuar shtatë kontakte  të pacientit, të cilët kanë rezultuar  negativ në testin për murtajën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!