2 viktima nga COVID-19 dhe 32 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

schedule15:04 - 13 Mars, 2022

schedule 15:04 - 13 Mars, 2022

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar dy viktima nga COVID-19, raporton Gazeta Express. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 32 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Sot janë shëruar 69 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.042 Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 148 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.696 doza të vaksinës.

Deri më sot 818.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 98.630 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 1.217 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 69 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.042.

Në total numri i rasteve aktive është 709./EXPRESS/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!