2 viktima dhe 9 policë të plagosur pas një sulmi me armë në SHBA

schedule11:41 - 12 Shkurt, 2022

schedule 11:41 - 12 Shkurt, 2022

Nëntë policë janë plagosur dhe dy persona kanë humbur jetën, një grua dhe autori i dyshuar i sulmit. Ata u vranë në një sulm me armë të premten në Phoenix, Arizona në SHBA, sipas një njoftimi nga autoritetet.

Pesë oficerë policie ndodhen në spital, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë, tha shefi i policisë së Phoenix Jerry Williams në një konferencë për shtyp. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur një person i armatosur hyri në shtëpinë e ish-gruas së tij, duke e qëlluar për vdekje.

Në shtëpi ndodhej edhe një foshnje, të cilën policët e kanë futur në karrocë dhe e kanë lënë jashtë.

“Ndërsa policia shkoi për të larguar foshnjën dhe për ta dërguar në një vend të sigurtë, autori filloi të qëllonte përsëri, duke plagosur katër oficerë të tjerë policie”, tha Williams.

Nuk dihet nëse autori i ka dhënë fund jetës, ndërsa motivi i sulmit,  sipas burimeve policore mbetet i paqartë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!