Kosova ka vijuar të shënojë rritje të rasteve me koronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se janë realizuar 5, 646 teste prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 740 persona.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se 2 pacientë kanë humbur jetën.
Ndërsa 48 persona janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 106,157 persona.
Sakaq numri i rasteve aktivë është 8, 544.
/abcnews.al/