2 viktima dhe 104 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

schedule15:07 - 16 Tetor, 2020

schedule 15:07 - 16 Tetor, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë realizuar 889 testime, prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 104 raste.

IKSHP bën me dije se 42 pacientë  e kanë fituar betejën me COVID-19.

Gjithashtu raportohet se 2 persona kanë humbur jetën.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani 14,561 persona janë shëruar, ndërsa 1,393 raste janë aktivë.

Sakaq rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 32 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Drenas, Hani i Elezit, Istog dhe Shtime.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!