2 orë para mitingut të thirrur nga Presidenti Meta, çfarë po ndodh

schedule15:26 - 2 Mars, 2020

schedule 15:26 - 2 Mars, 2020

Ditën e sotme pritet manifestimi i thirrur nga Presidenti Meta, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pasi ky i fundit e akuzon kryeministrin Edi Rama, për grusht shteti.

Manifestimi i parë që do të organizojë një President i Rupblikës në Shqipëri. Pritet të jetë një tubim paqësor.

Gazetarja Erneta Shevroja tha për “ABC News” se në hyrje të Presidencës po bëhen përgatitjet. Tashmë janë të vendosur mjetet me të cilat do të përcillet protesta. Janë dy podiume, një ku do të mbajnë fjalë persona të ndryshëm, dhe podiumi që Presidenti i Republikës e përdor gjatë kominikimit në media.

Në këtë tubim të Presidentit ende nuk është kofirmuar lista zyrtare e personave që do të flasin, ndërsa nuk ka forca të shtuara të policisë. Në podium do të ngjiten personalitete të fushave të artit dhe fushave të tjera. Mesazhi i Metës është se mazhoranca është duke ndërtuar një “puç kushtetues”. Protesta e sotme rëndësinë do ta ketë të mesazhi që do të jepen dhe të pjesëmarrja. Është i mbuluar vetëm perimetri rreth presidencës.

Kjo protestë synon të ketë pjesëmarrje të madhe.

Në cilat akse rrugore është e ndaluar të qarkullojnë automjetet.

Do të jetë i ndaluar qarkullimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa akset e tjera do të jenë të lira. 1000 efektivë policie do të jenë në terren. Pasi të mbajë fjalën, pritet që Meta të firmosë një dekret që sipas tij do të jetë për shkërmoqjen  e “grushtit të shtetit”, raportoi gazetarja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!