Xherdan Shaqiri është pranë transferimit në Ligue 1. Klubi i Lyon ka bërë një ofertë zyrtare për sulmuesin me origjinë shqiptare të Liverpool.
Gazetari italian, Gianluca Di Marzio shkruan se Lyon ofron 6 milion euro për kartonin e 29-vjeçarit të kombëtares së Zvicrës (96 n, 26 g).
Drejtuesit e Liverpool kërkojnë 2 milion euro më shumë për të lënë të lirë sulmuesin e djathtë, teksa huazimi ka rënë poshtë si opsion.
#Shaqiri is very close to @OL on a permanent deal: the offer is €6M to @LFC, request is €8M @SkySportsNews @SkySports @XS_11official
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) August 11, 2021
Diferenca mes kërkesës dhe ofertës është e vogël dhe akordi final është shumë afër. Shaqiri ka shënuar 9 gola në tre vitet e kaluara në “Anfield”.
E ardhmja pritet të jetë futbolli francez, me lojtarin ofensiv që do të provojë për herë të parë emocionet e Ligue 1. /abcnews.al