2 milion doza të administruara gjatë një javë në Itali

schedule15:41 - 10 Prill, 2021

schedule 15:41 - 10 Prill, 2021

Italia ka administruar 2,008,057 doza vaksinash gjatë javës së fundit, një nga rezultatet më të mira deri më tani.

38.79% e personave mbi 80 vjeç janë vaksinuar plotësisht, ndërsa 68.20% kanë marrë vetëm dozën e parë.  Ndërkohë, duke qenë se shumë qytete në Itali nuk janë më zonë e kuqe, 6.5 milion studentë mund të rikthehen në shkolla në  12 Prill.

Italia ka regjistruar 3,736,526 raste dhe 113,579 viktima  nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë. Ndërsa numri i personave të  shëruar ka shkuar në 3,086,586./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!