2 km larg qytetit të Kuçovës, rruga në fshatin Goraj si në mesjetë

schedule16:33 - 13 Maj, 2022

schedule 16:33 - 13 Maj, 2022

I shërben 300 banorëve, por rruga në fshatin Goraj të Kuçovës është në gjendje të mjerueshme.

Në disa segmente rruga është e shkatërruar,me baltë dhe me gropa.

dhe pse është vetëm 2 km larg qytetit, rruga  nuk është rikonstruktuar asnjëherë.

“Jemi situate e vështirë, po vuaj keq. 2 km rrugë, ca bashkie, bashkia nuk e di ku është fshati Goraj”.

“30 vjet, rruga nuk është bërë. E nisi ushtria, por u rrëzua sistemi e ngeli”.

“Asgjë s’kemi parë ne nga ky shtet si fshat. Fshat dy km nga Kuçova. Shiko si janë rrugët.Nuk kanë vënë asnjë dorë”.

“Këtu rruga ka 30 vjet. Po bën 31 vjet demokraci është trup i madh që mos të shtohet ajo rrugë”.

“Shumë e vështirë, ekstrem e vështirë është për ne makinat”.

Pushtetarët i shohin vetëm në kohë zgjedhje.

“I japim votat bëhen deputet, premtojnë do ta bëjnë. Marrin vota e ikin”.

“Të dy partitë gënjejnë. Premtojnë çdo gjë”.

Janë ankuar, por zgjidhje nuk janë gjetur.

“I thashë Ramës vetëm rrugë dua, s’u pa më Rama”.

“Ca bashkie, bashkia nuk e di ku është fashti Goraj”

“Nuk interesohet njeri..as bashkia e asnjë”.

Ankohen se rruga e keqe i ka penalizuar për të nxjerrë në treg prodhimet.

“Rrugët e arave, nuk lidhesh dot. I çojmë me krah”.

“Tregtari fiton më shumë se në, për ca t’i shes”.

Banorët thonë se gjendja e keqe e rrugës në fshatin Goraj është një nga arsyet e largimit të të rinjve nga vendi.

/abcnews.al