2 ditë pas zgjedhjeve, Meta paralajmëron konferencë për shtyp

schedule08:51 - 2 Korrik, 2019

schedule 08:51 - 2 Korrik, 2019

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka paralajmëruar një konferencë këtë të martë në orën 11:00. Sipas njoftimit nga zyra e shtypit të Presidencës, Meta pritet të flasë për votimet e 30 Qershorit, ku edhe pritet të japë propozimin e tij për zgjidhjen e krizës politike.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të dalë sot në një konferencë për shtyp në ora 11:00, në ambientet e Institucionit, për votimet socialiste të 30 Qershorit. Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të japë propozimin e tij për zgjidhjen e krizës së rëndë politike dhe do të jetë i hapur për çdo pyetje!”, thuhet në njoftim.

Kjo konferencë e presidentit vjen dy ditë pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, datë të cilën presidenti e anuloi, por KQZ e shpalli këtë vendim të pavlefshëm. Gjithashtu Presidenti ka dekretuar datën 13 Tetor, e cila sipas tij është data kushtetuese për zgjedhjet vendore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!