Grupi i ish-kryeministrit Sali Berishës duket se do të provojë edhe sot të futet në ambientet e selisë blu, ndonëse 2 ditë me radhë tentativat nuk kanë qenë të suksesshme.
“Sot do të shkohet në seli për të zhvilluar mbledhje në orën 11.00 dhe 12.00 “, thuhet në një njoftim të Grupit të Rithemelimit.
Nuk dihet nëse grupi i anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit do të hyjnë brenda në seli sot. Dje grupin e kryesoi Aldo Bumçi kurse 2 ditë më parë Flamur Noka dhe të dy i gjetën të mbyllura të gjitha dyert.
Lexo edhe: Basha i del “përballë” protestës së Berishës, çfarë ka planifikuar për nesër në seli
Kujtojmë se sot Basha dhe sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi kanë mbërritur në në selinë blu që në orët e para të mëngjesit, një ditë para protestës së thirrur nga Berisha që do mbahet në orën 12:00 përpara selisë blu.
be.k/abcnews.al