2 ditë debate, Kuvendi miraton projektbuxhetin për vitin 2022

schedule20:41 - 16 Nëntor, 2021

schedule 20:41 - 16 Nëntor, 2021

Kuvendi ka miratuar mbrëmjen e sotme projektbuxhetin për vitin 2022.

Përkatësisht për miratimin e buxhetit, kanë votuar 76 deputetë pro, 52 kundër dhe 0 abstenim. Buxheti u miratua pas dy seancave maratonë, të cilat janë shoqëruar me debate dhe akuza nga forcat politike.

Në këtë projekt-buxhet parashikohen rritje pagash për disa kategori, nga policët, mësuesit dhe mjekët.

Qeveria ka parashikuar rritje ekonomike në nivelin e 5.5%, të ndikuar më së shumti nga kontributi pozitiv i rindërtimit, dhe i investimeve të huaja e publike. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!